More
Сhoose
Get in touch with us

Blv Bajram Curri | Tirana +355 68 451 3377 info@tribus.al

Çfarë fshihet pas ofertave të marketingut që duken shumë të mira për të qenë të vërteta?

Çfarë fshihet pas ofertave të marketingut që duken shumë të mira për të qenë të vërteta?
Category: Marketing
Date: June 19, 2025
Author: Tribus Marketing

Nëse je pronar biznesi, me siguri e ke marrë të paktën një herë një mesazh, email apo DM që thotë:

“Ne ofrojmë menaxhimin e rrjeteve sociale për vetëm 50 euro/muaj.”
“Web-i juaj në 24 orë, për vetëm 99 euro.”
“Fushata Google/Meta për 30 euro.”

Duket si një ofertë që nuk mund ta refuzosh, apo jo? Por…
a është kjo vërtet një mundësi e mirë?

 

Çfarë nuk të thonë këto oferta

Pas një çmimi kaq të ulët, shpesh fshihet një realitet që bizneset nuk e shohin derisa të jetë vonë:

  • Nuk ka strategji të personalizuar, vetëm template të ricikluara
  • Fushatat menaxhohen pa analizë dhe optimizim real
  • Raportimi është i vagullt, pa objektiva të qarta
  • Branding-u trajtohet si një dizajn estetik, jo si një strukturë që ndërton besim

Pra, ti paguan pak… dhe merr “asgjë” që të sjell vlerë afatgjatë.

 

Çmimi i ulët ka gjithmonë një arsye

Në marketing, si në çdo shërbim tjetër, ajo që merr është proporcional me atë që paguan. Kur dikush ofron të të menaxhojë çdo gjë për një çmim më të lirë, ndodhin vetëm dy gjëra:

  • Ose po punon me juniorë pa eksperiencë që testojnë mbi biznesin tënd
  • Ose ata përdorin automatizime dhe modele copy-paste për çdo klient

Në të dyja rastet, nuk po ndërton as performancë, as brand.

 

Humbje që nuk i sheh menjëherë

Marketingu i keq nuk të dëmton menjëherë, por e bën në mënyrë të heshtur:

  • Dëmton besimin që klientët kanë te brandi yt
  • Bën që të djegësh buxhete në ads që nuk shndërrojnë
  • Të shtyn të rivendosësh gjithë identitetin tënd dixhital nga e para
  • Dhe mbi të gjitha, të bën të mendosh se marketingu nuk funksionon – kur në fakt, thjesht nuk ishte bërë siç duhet

 

 

Zgjidhje? Mos kërko më të lirën, kërko më të drejtën

Një agjenci e mirë nuk premton rezultate magjike brenda 7 ditëve, por të ofron:

  • Një plan strategjik të ndërtuar mbi objektiva reale
  • Ekip me ekspertizë dhe përvojë shumëindustriale
  • Transparencë në proces dhe raportim të matshëm
  • Fokus afatgjatë dhe ndërtim brandi, jo thjesht “rregullim i rrjeteve sociale”

 

Nëse një ofertë të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ka shumë mundësi që të mos jetë e vërtetë.
Në marketing, nuk paguan për një postim, një logo apo një ad – paguan për ndikimin që ka kjo tek klientët e tu.
Posted in MarketingTags:
Previous
All posts
Next

Write a comment